Home Aktualitet Rrëzohet dipl...

Rrëzohet diplomacia serbe, Shqipëria mbron Kosovën në OKB

18
0

Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha ka vendosur për të mos lejuar mbajtjen e një senace urgjente të këshillit të sigurimit për Kosovën. Kjo situatë ka provokuar irritimin e diplomacisë serbe. Kryediplomati Daçiç tha se për shkak të presidencës shqiptare në këtë organizëm, Serbia po pret fundin e vitit kur këtë rol ta marrë Kina.

“Komuniteti ndërkombëtar është i shurdhër dhe nuk po reagon kur bëhet fjalë për lëvizjet e Prishtinës. Presidenti Vuçiç ka zhvilluar konsultime edhe me vendet që janë miqtë tanë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Fatkeqësisht, vendimet nuk mund të merren në seancën e Këshillit të Sigurimit, sepse ato vendime kërkojnë konsensus”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç njoftoi se do të kërkonte një seancë të posaçme urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të ngjarjeve në Kosovë dhe presioneve të mëdha ndaj serbëve. Shqipëria kryeson Këshillin nga 1 Shtatori deri më 1 Tetor dhe më vonë këtë rol e marrin Kina dhe Ekuadori. Daçiç shpreson se seanca e rregullt e OKB-së për Kosovën do të mbahet në Tetor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit