Home Aktualitet Rriten pagat ...

Rriten pagat dhe shpërblimet për deputetët, bilanci i një muaji

38
0

Pagat edhe shpërblimet e deputetëve janë rritur. Borderoja e Parlamentit tregon se në muajin shtator, deputetët dhe ministrat morën më shumë lekë nga dietat, karburanti dhe qiraja sesa nga paga.

Pasqyra financiare tregon se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament. Pagat për ta janë të rritura me vendimin që i çoi ato në 225 mijë lekë nga 115 mijë lekë në vlerë neto.

Edhe honorarët, rimbursimi i karburantit, qirasë, telefonit dhe pagesat e tjera janë dyfishuar pasi në kuvend u miratua ligji për pagat edhe shpërblimet. Këto të fundit nuk janë të unifikuara dhe ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet, dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë çdo muaj.

Nga borderorja e muajit të fundit të ekzeketuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 mln lekë të vjetër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit