Home Aktualitet Rritja e paga...

Rritja e pagave, Civici: Rëndësi ka thelbi dhe zbatimi i kësaj reforme

80
0

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici ka folur në lidhje me reformën e qeverisë shqiptare për rritjen e pagës mesatare dhe asaj minimale në këtë prag fushate. Sipas Civicit, më e rëndësishme është qëllimi i kësaj reforme, garancia e zbatimit të saj, garancia e mos prishjes së buxhetit, se sa thjesht dhe vetëm diskutimi nëse po bëhen apo jo për qëllime elektorale.

”Natyrisht që këtij lloj arsyetimi dhe këtij lloj këndvështrimi nuk mund ti shmangesh dot për dy arsye. Së pari, kur bëhet fjalë për masa, politika ose reforma të rëndësishme, sa herë ndodhin bëhen pjesë e këtij diskutimi.

Dhe së dyti, ne çdo dy vite në Shqipëri kemi zgjedhje dhe korrespondon ose edhe përdoren disa lloj politikash, kur janë të vështira nuk bëhen në prag fushatash, ose politika shumë të ndjeshme sociale, ku futet edhe ajo e pagave, që lidhet me zgjedhjet politike. Më e rëndësishme është thelbi i kësaj reforme, garancia e zbatimit të saj, garancia e mos prishjes së buxhetit, sesa thjesht dhe vetëm diskutimi nëse po bëhen për qëllime elektorale”,-tha ai në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit