Home Aktualitet Rruga më e re...

Rruga më e re në Bronx të Nju Jorkut merr emrin “Fan Noli”

87
0

Në Bronx, bashki e qytetit të Nju Jorkut në SHBA, një rrugë në njërën prej lagjeve me përqëndrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, u emërtua me emrin Fan Noli. Një nderim i jashtëzakonshëm për një prej figurave më të larta kombëtare dhe veçanërisht i diasporës shqiptare.

Ky aktivitet u organizua nga Mark Gjonaj, drejtues i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporës, dhe nga VATRA, ndërsa përshëndetën një numër drejtuesish të lartë politik të qytetit, ndërmjet të cilëve dhe Senatori Chuck Schumer.

Rruga “Fan Noli” do të jetë edhe një busull për brezat e rinj, për t’i orientuar në dhënien e kontributit në fuqizimin e Shqipërisë dhe të çështjes shqiptare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit