Home Kronike Rruga për në ...

Rruga për në Angli, mediat britanike: Bandat shqiptare ofrojnë kalime në këmbim të 18 mijë paundëve

78
0

Paçka se pritej një rënie e numrit të emigrantëve të cilët përpqien të hyjnë në Britaninë e Madhe me gomone, mediat e huaja shkruajnë se tashmë kriza është thelluar dhe se pavarësisht kësaj, bandat shqiptare po vijojnë të kalojnë numër rekord emigrantësh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Zyrtarët qeveritarë britanikë parashikojnë se 80,000 njerëz mund të përpiqen të kalojnë Kanalin ”La Mansh” këtë vit.

Së fundmi Shqipëria ka dhënë notë verbale ndaj Britanisë së Madhe për deklaratën e bërë nga ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick i cili në një video bënte thirrje që të kapeshin shqiptarët, të cilët i përcaktone si ”kriminelë”.

Britania e Madhe ka ndërmarrë aksion të kthimit të emigrantëve shqiptarë të cilët mbërrijnë ilegalisht në territorin e saj dhe gjithashtu të personave të cilët kanë precedentë penalë. Vetëm në ditët e fundit, në Rinas kanë mbërritur dhjetëra shqiptarë të cilët kishin mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe ose ishin përfshirë në ngjarje kriminale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit