Home Aktualitet Rudina kujton...

Rudina kujton të atin: Pashë këmishën e gjakosur, më thanë që babai ishte plagosur

79
0

Në 24 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, e bija e tij, ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari ka sjellë në vëmendje një episode kujtime më të atin.

“Kur isha fare e vogël, 7-vjeç, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla dhe ai donte që unë të isha më e mira në mësime, dhe për të më treguar një lloj përkujdesje vinte më merrte. Një ditë nuk erdhi, prita gjatë në oborrin e shkollës. Erdhi një makinë dhe prapa sedijes pashë një këmishë të gjakosur.

Mora vesh që e plagosën në parlament, shkova e vizitova dhe gjëja e parë që më tha ishte ”hë Rudina ca notash more sot”. Thash si ka mundësi që në këtë gjendje më kërkon llogari dhe të kujdeset për mua. I tillë ishte Azemi, kujdesej për të gjithë. Askush nuk mund ta ndalte për kujdesjen që kishte për njerëzit”, tha Hajdari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit