Home Bota Rusia mbyll “...

Rusia mbyll “rubinetin”, Europa mbetet pa gaz

67
0

Rusia ka mbyllur gazsjellësin kryesor të saj për në Europë, Nord Stream 1. Si shkak jepet arsyeja se po bëhen punime për mirëmbajtjen. Furnizimet me gaz do të ndalojnë për 10 ditë, gjë që ka ngjallur shqetësime se vendimi do të përkeqësojë mungesën e gazit në Europë.

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se qeveria është e përgatitur për një shkëputje totale nga furnizimi me gaz nga Rusia, gjë të cilën e sheh si skenarin më të mundshëm për në vazhdim. Rreth 17 për qind e furnizimeve me gaz në Francë vijnë nga Rusia.

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, vendet europiane kanë rritur importet me gaz natyror nga vendet e tjera, larg nga Moska. Qendra Finlandeze për Studime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, thotë se Franca blen ende sasi të mëdha të gazit të lëngshëm natyror nga Rusia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit