Home Bota Rusia &#8220...

Rusia “risulmon” Donetskun – familjet nën rrënoja

27
0

Raketat ruse kanë goditur ndërtesat e banimit në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, duke vrarë të paktën një person dhe duke vënë nën rrënoja familje të tëra.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri ukrainas i punëve te brendshme, i cili tha se raketat goditën tre qytete të Donetskut: Pokrovsk, Novohrodivka dhe Myrnohrad.

Punonjësit e urgjencës nxorrën trupin e një 62-vjeçari nga rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe të shkatërruar në Novohrodivka.

Katër persona të tjerë mund të jenë nën rrënoja, përfshirë një fëmijë, thanë autoritetet.

Në Pokrovsk, sulmet shkatërruan një ndërtesë shumëkatëshe, nëntë shtëpi, një zyrë policie dhe makina. Ekuipazhet e urgjencës ndihmuan në shpëtimin e një burri me një foshnjë gjashtë muajshe, të mbuluar me gjak, në duart e tij, thanë zyrtarët.

Kreu i administratës së qytetit, Serhii Dobriak, tha se ishte hera e katërt që Pokrovsk vihet nën sulm në muajin e kaluar.

“Ata po godasin qendrën e qytetit, shtëpitë,” tha ai. “Ata thjesht po shkatërrojnë popullatën civile.”

Forcat ruse kanë pushtuar pjesën më të madhe të Donetskut dhe Rusia ka thënë se synon të marrë nën kontroll të gjithë rajonin.

Ushtria ukrainase tha më herët të enjten, mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 14 nga 20 dronë në një sulm rus gjatë natës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit