Home Aktualitet Sa kushton nj...

Sa kushton një kg kokainë në Shqipëri? Karamuço: Sasi të mëdha po përpunohen

245
0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në vendin tonë po përpunohen sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi. Ai u shpreh në ”TCH”, se çmimi i kokainës është ulur në krahasim me vitet e tjera, për shkak të sasisë së madhe që ndodhet në vend.

Karamuço: Që nga 2016-ta ne njohëm ulje pothuajse drastike të kultivimit të kanabisit por ky vit ka bërë një ndryshim, se di ndoshta për çfokusimin e Policisë së Shtetit e cila më shumë u mor me menaxhimin e zgjedhjeve vendore. Ka një shtim të kultivimit të lëndës narkotike vendase kanabis sativa. Këtë vit është shtuar shumë, si asnjëherë më parë nga 2016-ta dhe prandaj kanë filluar edhe operacionet e policisë që janë përqendruar në veri më së shumti, por edhe në Shqipërinë e Mesme, në Krujë, por edhe në Shqipërinë e Jugut ka një shtim të kultivimit.

Xhokaxhi: Si përcaktohet çmimi i kokainës?

Karamuço: Nëpërmjet grosistëve të cilët prononcohen nën zë që një kile kokainë në Shqipëri kushton sot 20 mijë euro, ndërkohë që më parë kushtonte 27 deri 32. Do të thotë që ka një sasi shumë të madhe brenda vendit, nuk është se kjo sasi konsumohet brenda vendit, por kjo sasi përpunohet e më pas kalon nëpër linja të tjera për t’u konsumuar në vende të BE-së. Është alarmante, do të thotë që ka një sasi përtej asaj të parashikuar. Ka laborator që përpunohet, disa janë kapur, disa po hetohen, disa do të kapen në ardhmen. Ne e shikojmë në dozat me pakicë që përdoren nga ana e qytetarëve që ka rënë shumë çmimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit