Home Sporti Sacchi: Mouri...

Sacchi: Mourinho i jashtëzakonshëm, skuadrat kanë personalitetin e tij

73
0

Arrigo Sacchi, i intervistuar sot nga Gazzetta dello Sport, foli për finalen e Europa League ndërmjet Romës dhe Sevillas, duke mos i kursyer elozhet për Mourinhon.

“Roma ka një trajner të jashtëzakonshëm, i cili ka përvojë të madhe dhe që do të ishte në gjendje të shesë frigoriferë në Alaskë. Ekipet e tij kanë një personalitet të fortë dhe nuk dorëzohen kurrë: kanë karakter, guxim, ndjenjë përkatësie. Ai, si personazh autentik që është, ka bashkuar grupin dhe mjedisin pranë tij.

Çfarë ndeshje prisni? Do të shohim një sfidë mes një skuadre, Sevillas, që preferon posedimin e topit, dhe Romës që ka një vokacion thjesht mbrojtës, në stilin italian. Unë them se nga Mourinho dhe skuadrat e tij mund të pritet gjithçka. Edhe një përmbysje e madhe”, deklaroi Sacchi. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit