Home Aktualitet Salianji: Të ...

Salianji: Të përjashtohet nga grupi i PD-së kush voton pro qeverisë

19
0

Në Kukës është zhvilluar mbledhja e radhës mes deputetëve të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Në mbledhje mësohet se deputeti Ervin Salianji ka kërkuar se kushdo që voton pro qeverisë të përjashtohet nga grupi.

Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me prim! Kushdo që voton pro qeverise dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSh-së duhet të përjashtohet nga grupi!

Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund te kamuflohen si deputetë opozitarë! Basha ka bërë debat me ne dhe ka qëndrime publike kundër listave te hapura, sot gjasme i kërkon për t’i shërbyer Ramës me primin zgjedhor“, mësohet të ketë thënë Salianji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit