Home Aktualitet Samiti Botëro...

Samiti Botëror për Iranin e Lirë/ Majko: Të marrë vendin që meriton në botë! Basha: Mbështesim dëshirën për ndryshim

39
0

Dje u zhvillua seanca e parë e Samitit tre ditor për Iranin e Lirë e cila është zhvilluar online me pjesëmarrjen e shtetasve iraninaë nga e gjithë bota ku janë përfshirë 105 shtete, ndër to edhe Shqipëria. Përfaqësuesit e Shqipërisë që folën gjatë Samitit ishin Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të cilët kanë përkrahur të gjithë iranianët të cilët po synojnë për një vend të lirë kundër regjimevë totalitare dhe terroriste si dhe janë shprehur kundër përpjekjes së tij të strukturuar për eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë.

Pandeli Majko, ministër dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, tha: Populli iranian e bojkotoi farsën e zgjedhjeve presidenciale. Raisi akuzohet për krime kundër njerëzimit nga organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, dhe tani zgjidhet president. Jam i lumtur që sot u qëndroj përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e të ardhmes së Iranit. Me Maryam Rajavi-n ka shpresë që Irani do të marrë vendin që meriton në botë.

Lulzim Basha, lideri i opozitës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, shtoi: Partia Demokratike e Shqipërisë e ka shprehur qartë pozicionin e tij. Ne kemi një pozicion të fortë kundër tentativave të regjimit iranian për veprime të paligjshme e terroriste në tokën tonë, si dhe kundër përpjekjes së tij të strukturuar për eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ne mbështesim popullin iranian dhe qëllimin e tij për një Iran demokratik e jo-bërthamor. Ne mbështesim dëshirën e popullit iranian për ndryshim dhe e vlerësojmë zonjën Rajavi dhe përpjekjet e saj për t’i ofruar popullit të Iranit perspektivën e një vendi të lirë, laik dhe demokratik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit