Home Aktualitet Samiti në Tir...

Samiti në Tiranë, analisti Sejamini në emisionin “Të Paekspozuarit”: Qindra takime, por asnjë lekë

46
0

Analisti Neritan Sejamini ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt këtë të hënë në Tiranë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se Procesi i Berlinit të tërësi nuk ka prodhuar rezultate ekonomike dhe se nuk ka patur investime, siç ishin premtuar.

“Para nuk ka ardhur, nuk ka patur asnjë investim, ka patur shumë takime, tetë takime bashkë me këtë të sotmin të nivelit të lartë. Ka patur me qindra takime të niveleve të ndryshme, por zhvillim ekonomik nuk ka ardhur.

Në vitin 2020 BE premtoi se do të jepte rreth 9 miliarë euro për rajonin, pjesë e Procesit të Berlinit por edhe si strategji e BE për Ballkanin Perëndimor. Asgjë nuk është disbursuar. Të vetmet para që janë dhënë, janë ca para për aplikime NGO, por nga pikëpamja ekonomike, nuk ka patur asnjë ndikim, asnjë investim, asgjë.

Nga pikëpamja e takimeve dhe kontakteve, padyshim ato janë përmirësuar. Ballkani Përëndimor ka patur dialog me BE dhe kjo e sotmja tregon se në një vend të Ballkanit Perëndimor të organizosh një takim të tillë, të vijnë të gjithë bashkë, kjo në vetëvete ka një vlerë të caktuar.

Por, vlera kryesore e këtij procesi është për t’I mbajtur vendet e Ballkanit Perëndimor të ndihen sikur do të shkojnë në BE pa u afruar me BE-në”, tha ndër të tjera Sejamini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit