Home Aktualitet Samiti në Tir...

Samiti në Tiranë, Rakipllari: Sukses i politikës së jashtme të Ramës, por Shqipëria s’ka përfituar fonde

50
0

Robert Rakipllari e ka cilësuar zhvillim nga dimensioni politik samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, dhe se është mjaft i rëndësishëm pasi është hera e parë që ky Samit mbahet jashtë kufijve të BE.

Por nga ana tjetër, këtë samit e sheh pa rezultat. Ai ceku dhe deklaratën e një ditë më parë të Presidentes së Komisionit Europian, Urusla von der Leyen, kur tha se BE ka gati një çek prej 30 miliardë eurosh për rajonin, duke thënë se Shqipëria, por dhe vendet e rajonit, kanë qenë të paafta për të paraqitur projekte për thithjen e këtyre fondeve.

”Nga pikëpamja e propagandës së efekteve reale, nuk më rezulton ashtu. Samiti është një proces i ndërmarrë sepse BE ka stopuar zgjerimin. Për këtë arsye Gjermania ka ndërmarrë një nismë në rajon, në mënyrë që të përshpejtojë reformat, që kur BE të jetë gati për të afruar Ballkanin Perëndimor, të jenë përafruar. Dëgjova dje në konferencën për shtyp të Presidencën Von der Leyen, për një çek për rajonin prej 30 miliardë euro. Unë mendoj se deri tani efektet janë 0, ndoshta për shkak të paaftësisë së bërjes së projekteve nga vendet e rajonit… Rama i bën shumë bukur këto takime, nga pikëpamja simbolike, mikpritjes, por kur vjen puna për të paraqitur projekte për të thithur para nga BE, jemi të fundit në rajon”,-tha në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit