Home Aktualitet Sanksionet e ...

Sanksionet e Kurtit efekte në Shqipëri, dhjetëra kamionë bllokohen në doganë

332
0

Sanksionet e vendosura nga qeveria Kurti për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e Kosovës, kanë dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare.

Janë me dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhimet tona vendore që janë bllokuar në pikën kufitare të Vërmicës në Morinë të Kukësit. Drejtuesit e kamionëve thonë se janë të bllokuar prej dy ditësh, dhe se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, thjesht sepse kanë automjetet me targa serbe, pavarësishtë se malli është shqiptar dhe destinacioni është për Kosovë apo Serbi.

Të bllokuar janë edhe drejtuesit shqiptarë të kamionëve nga Bujanovci. Ata apelojnë që kjo situatë të marrë zgjidhje të shpejtë dhe tregtia mos të bëhet viktimë e politikës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit