Home Bota Scholz i bën ...

Scholz i bën thirrje Putinit që të tërheqë trupat nga Ukraina

26
0

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndërmarrë hapin e parë drejt një zgjidhjeje paqësore në konfliktin në Ukrainë.

“Ai duhet të tërheqë trupat”, tha Scholz gjatë një vizite në Nuthetal të Gjermanisë më 18 nëntor.

Megjithatë, në pyetjen nëse negociatat e paqes janë të mundura, kancelari gjerman tha se aktualisht nuk ka asnjë sinjal që Putin synon të tërheqë trupat.

Kancelari gjerman përsëriti se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën që të mbrohet kundër pushtimit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Këto deklarata të bëra nga Scholz vijnë në ditën kur ushtria ukrainase njoftoi për sulme masive ruse me dronë në jug dhe veri të Ukrainës, që shënjestruan infrastrukturën e energjisë.

Rusia, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022 – dimrin e vitit të kaluar shënjestroi infrastrukturën energjetike, duke lënë miliona ukrainas pa rrymë dhe ngrohje për periudha të gjata kohore. /REL

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit