Home Aktualitet ”Së shp...

”Së shpejti protesta”, Edmond Spaho: Kryeministri Rama duhet të dorëhiqet për çështjen Ahmetaj

9
0

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho thotë se nëse skandal i Arben Ahmetajt do të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, kryeministri i atij vendi do jepte dorëheqjen. Sa i përket protestave të opozitës, Spaho për ”A2cnn” u shpreh se tani afër nuk kanë ndërmend të thërrasin ndonjë të tillë, për shkak të kohës së pushimeve, por dhe për shkak se i duhet të zgjidhin disa çështje të brendshme në PD.

Nesër mbahet seanca e fundit plenare e këtij sesioni. Më jepni opinionin tuaj, me çfarë bilanci mendoni se po e mbyll kuvendi këto punime këtë herë?

A dini ju ndonjë vend në Evropë ku të arratiset zv.kryeministri për një aferë shumë të madhe korruptive, ku përfshihen edhe personazhe të tjerë si Kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të themi që nuk ka urgjencë. Nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër, automatikisht kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen. Të parën gjë që do të ngremë nesër është të korrigjohet rendi i ditës.

A ka instrumente imponimi brenda sallës së Parlamentit?

Ka forma. Këto janë të gjitha ato që ne kemi diskutuar prej kohës, që iniciativat e mazhoracnës nuk miratohen asnjëherë dhe parlamenti është kthyer në një kasolle të mazhorancës. Opozitës i ka ngelur vetëm fjala. Mund t’i drejtohemi qytetarëve, por këto të shërbejnë edhe si nxitës për qytetarët, që kur ti drejtohemi protestave, të marrin pjesë në mënyrë masive për ta rrëzuar këtë qeveri dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Do të thotë që protestat presin ende?

Ne do të gjejmë momentin më të përshtatshëm që edhe pjesëmarrja qytetare të jetë masive. Ndërkohë ne kemi qenë të zënë me çështjen e denoncimit të vjedhjes së zgjedhjeve, po ashtu duhet të zgjidhim edhe disa çështje brenda partisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit