Home Aktualitet Sejamini: Tra...

Sejamini: Trafikantët shqiptarë po pastrojnë paratë në ndërtime në Shqipëri dhe Evropën Perëndimore

28
0

Analisti Neritan Sejamini, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se trafikantë si Dritan Rexhepi, tregojnë se ata kanë korruptuar zyrtarët në të gjitha nivelet, duke u bërë kërcënim, jo vetëm për Shqipërinë dhe vendet e Amerikës Latine, por edhe vendet e Evropës Perëndimore, ku trafikantët tashmë po investojnë në patundshmëri.

“Dritan Rexhepi, nuk ka nevojë që të jetë më i madhi, më i bukuri, më i forti. Ai çon qindra kilogramë drogë nga Amerika Latine në Britani e kudo. Kemi të bëjmë me një trafikant të madh ndërkombëtar që lëviz në të gjitha vendet. A është kjo koka e madhe e trafikut? Këta janë lojtarë të mëdhenj në krimin ndërkombëtar dhe ky është i përmasave ndërkombëtare. “Wall Street Journal”, një nga gazetat më të rëndësishme të botës, ka një artikull për të, flet për të tregon skemën që përdor ai, ke BBC dhe mediat britanike që kanë shkruar për të. Sado që është mediatizim, ka fakte të vërteta që e bëjnë këtë, Ky ka hyrë në radarin e shumë agjencive.

Në 10 vitet e fundit shqiptarët arritën në burim, në Ekuador, Kolumbi etj. E marrin, e transportojnë vetë, e presin. E dyta, Shqipëria ka qenë bazë e rëndësishme për trafikun e drogës. Trafikantët përdorin korruptimit e zyrtarëve, janë korruptues të procesit të drejtësisë, doganierëve, tatimorëve, policëve. Në vende si Ekuadori dhe Shqipëria korruptojnë edhe drejtësinë.

Këta investojnë në ndërtim dhe në shitjen e pasurive të paluajtshme, janë të përfshirë në Ekuador dhe në Shqipëri. Në Holandë dhe në Britaninë e Madhe ata po pastrojnë paratë në ndërtime dhe pasuri të paluajtshme dhe ky është bërë shqetësim kryesor në këto vende”,-deklaroi Sejamini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit