Home Aktualitet Sejko: Rritja...

Sejko: Rritja ekonomike u përshpejtua, punësimi mbetet problem

14
0

Pas humbjes që pësoi përgjatë pandemisë, ekonomia e vendit po rikuperohet me ritme të shpejta. Kështu tha në konferencë për shtyp guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Duke qenë se përmirësimi ekonomik është dukshëm Sejko tha se qeveria duhet të mendojë për konsolidimin fiskal.

“Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se faktorët mbështetës të rritjes ekonomike janë forcuar gjatë tremujorëve të fundit. Po ashtu, perspektiva e zhvillimeve ekonomike ka ardhur drejt përmirësimit dhe rreziqet e kahut të poshtëm, ndonëse të pranishme dhe kanë ardhur drejt zbehjes. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se inflacioni vijon të mbetet nën objektiv, se pasojat e pandemisë në ekonomi vijojnë të jenë prezente, dhe se rritja ekonomike vijon të kërkojë mbështetje nga një miks stimulues politikash monetare e fiskale.

Në këtë kontekst, Këshilli gjykon se politika monetare duhet të vijojë të mbetet në kahun lehtësues përgjatë gjithë horizontit afatmesëm. Stimuli monetar do të ndihmojë në ruajtjen e likuiditetit të bollshëm dhe kostove të ulëta të financimit, duke nxitur zgjerimin e konsumit dhe të investimeve të sektorit privat. Në këtë mënyrë, ky stimul do t’i shërbejë forcimit të qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike, rritjes së punësimit dhe të pagave, si dhe kthimit të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv.

Ekonomia shqiptare u rrit me 5.5% gjatë tremujorit të parë, duke tejkaluar pritshmëritë tona. BSH gjykon se rritja e qëndrueshme punësimit dhe pagave do të ndjekë zgjerimin e kërkesës për mallra dhe shërbime. Politika monetare e BSH ka vijuar të gjenerojë një ambient financiar të qetë dhe normal. Kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.7%”, tha Sejko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit