Home Aktualitet Selia Blu e b...

Selia Blu e blinduar, deputetët antiBasha nuk hyjnë dot brenda. Paralajmërojnë se me 8 janar do ta marrin Selinë me forcë

671
0

Sot skadoi afati i fundit ndaj Lulzim Bashës që të lironte zyrat në PD, sipas Kuvendit të datës 11 dhjetor 2021.

Në Selinë Blu shkuan deputetë të PD-së dhe komiteti për rithemelimin e partisë, por dyert i gjetën të mbyllura, të gjitha të blinduara.

Ish-ministri brendshëm dhe deputet i PD-së, Flamur Noka tha për mediat se “Një grup deputetësh dhe deputetesh anëtarë të grupit PD, erdhëm sot në selinë e PD, në Shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me axhendën për 2022. Dua t’ju uroj ju mediave Gëzuar. Ajo që po konstatojmë me dhimbje është se shtëpia e lirisë, PD sot duhet të ishte një ambjent ku të gumëzhinte, ambjent festiv që të bashkonte të gjithë demokratët,  por për fat të keq Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një Alkatraz të kohëve moderne. Gjithçka e mbyllur e blinduar, thua se e ka kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme e neveritshme.

Pengu i Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë pushtetin. Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Data 8 do jetë një ditë që demokratët do marrin frymë lirisht, nga shtëpia e lirisë. Në mënyrën më paqësore, demokratët nga Alkatraz do e kthejnë në shtëpi lirie këtë seli.” u shpreh Noka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit