Home Aktualitet “Zëri i...

“Zëri i Amerikës”: Serbia nuk u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

778
0

Nga “Zëri i Amerikës”-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten mbrëma se Serbia nuk do t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, por në të njëjtën kohë mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës.

Serbia është vendi i fundit në Ballkan që është shprehur rreth situatës në Ukrainë dhe të premten ritheksoi se “është në rrugën evropiane”, por nuk do të krijojë armiqësi për hir të të tjerëve.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar më tej lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleaten sllave Rusinë, si dhe me Kinën.

Presidenti serb tha se nuk është interes politik e as ekonomik që t’i vendos sanksione Rusisë, e cila tha ai, “mbështet tërësinë e Serbisë” dhe është e vetmja garantuese e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Më herët gjatë javës zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se presin që të gjitha vendet që aspirojnë integrimin, të harmonizojnë politikat e tyre me vendimet e bllokut, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Presidenti serb tha se është gjetur nën trysni “të rëndë” ndërkombëtare.

Shumica e vendeve të Ballkanit u janë bashkuar sanksioneve./VOA/

Lajm i orës së vonë:

“Serbia shpreh keqardhje sinqerisht për gjithçka që po ndodh në Evropën Lindore. Ne gjithmonë i kemi konsideruar si vëllezër popullin rus dhe ukrainas dhe Serbia gjithmonë ka respektuar të drejtën e shteteve për paprekshmëri të kufijve. “Një nga parimet bazë të vendit tonë është respektimi i integritetit territorial të shteteve të tjera sovrane. Ne kemi ndjekur gjithmonë një politikë të jashtme parimore dhe e kemi paguar shtrenjtë. Në përpjekje për të ruajtur integritetin tonë territorial, ne u sulmuam nga 19 vende të NATO-s në fund të shekullit të 20-të. “Në përputhje me politikën e saj të deritanishme, Serbia i ofron mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës”, theksoi sonte Presidenti i Serbisë.

Parimi bazë i së drejtës ndërkombëtare është zgjidhja paqësore e problemit, tha Vuçiç dhe shtoi: “E udhëhequr nga parimet e saj, Serbia e konsideron shumë të gabuar cenimin e integritetit territorial të çdo vendi, përfshirë Ukrainën”.

Ai gjithashtu theksoi: “Serbia do të udhëhiqet nga mbrojtja e interesave të saj jetike, ekonomike nëse duhet të vendosë për vendosjen e sanksioneve kundër vendeve të tjera”. Republika e Serbisë beson se nuk është në interesin e saj jetik që të vendosë sanksione ndaj askujt, madje as ndaj Rusisë”.

 

 

Më herët sot është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën është arritur konkluzioni i përmendur dhe në ndërkohë Vuçic është takuar edhe me Patriarkun Porfirio dhe, gjykuar nga njoftimi zyrtar pas këtij takimi, Vuçic ka qenë i pari që e ka njoftuar kreun e KOS-it për vendimet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit