Home Aktualitet Serbia provok...

Serbia provokon me hartën e Kosovës në Botëror, dërgohet një ankesë në FIFA

204
0

Pas humbjes ndaj Brazilit në Botërorin ”Katar 2022”, Serbia zgjodhi që të provokojë dhe ka thyer rregullat e FIFA-s, që ndalojnë shfaqjet politikisht jo korrekte në tribuna dhe në fushën e gjelbër.

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Futbollit kanë reaguar menjëherë dhe mësohet se kanë paraqitur një ankesë për një gjest të tillë.

“Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit