Home Aktualitet Sezoni turist...

Sezoni turistik, 1500 efektivë dhe 150 mjete do të garantojnë rendin

10
0

Si çdo vit, edhe këtë herë në zonat turistike do të jenë rreth 1500 punonjës policie do të garantojnë rendin dhe sigurinë për pushuesit vendas dhe të huaj. Për të kryer kontrolle, efektivëve u janë siguruar 150 mjete të ndryshme, si furgone, vetura, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese. Grupet e policisë do patrullojnë të ndarë nga 2-3 persona.

Shërbimet kryesore janë fokusuar në vijën bregdetare, ku do të kryhen patrullime me biçikleta për të qenë sa më afër me pushuesit në rast të ndonjë nevoje apo problematike të mundshme. Efektivët që kanë dalë në gatishmëri dhe në terren janë të sektorëve të ndryshëm, si të patrullës së përgjithshme, të krimeve kundër jetës, Policisë rrugore, ndërhyrjes së shpejtë dhe të kufirit e migracionit.

Shtim të kapaciteteve dhe kontrolleve janë parashikuar edhe në zonat malore, ku janë ngritur stacione provizore si në Theth dhe Valbonë. Forca shtesë janë angazhuar për policinë rrugore, në ndihmë të së cilës pritet që të vijnë edhe 50 efektivë nga Kosova që do shpërndahen në akse të ndryshme.

Rruga e Kombit, superstrada Tiranë-Shkodër, dhe e gjithë rruga e vijës bregdetare në jug do të jetë e survejuar me radarë shtesë për parandalimin e shpejtësisë së mjeteve dhe si rrjedhojë dhe të aksidenteve. Shërbime shtesë janë bërë edhe në pikat kufitare kryesore të veriut, Morinë, Muriqan dhe Han të Hotit, si dhe në Kapshticë e Kakavijë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit