Home Aktualitet Sfidat e arsi...

Sfidat e arsimit të lartë, Berisha mbledh pedagogët: Duhet një ndryshim rrënjësor

301
0

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbledhur në një tryezë pedagogët, në lidhje me sfidat e arsimit të lartë, ku theksoi se ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor. Berisha është i mendimit se pagat e pedagogëve janë të mjerueshme dhe marrin 200 mijë lekë të vjetra më pak se në 2013 kur Berisha u largua nga drejtimi i qeverisë.

“Rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme. Çdo pedagog merr 200 mijë lekë më pak se në 2013. Sot merr 50 për qind më pak se në universitetet e Prishtinës, pa krahasuar vend tjetër, por Prishtinën që kemi këtu afër.

Investimi dhe financimi në fushën e shkencës është 27 herë më i ulët se mesatarja e vendeve anëtare të OSBE-së. Diktaturë ishte, por ai që kishte një projekt, ja miratonte zëvëndës dekani, dhe ai merrte përsipër në të gjitha instancat, ja paraqisje atij, të thoshte po.

99 për qind e pedagogëve nuk kanë akses në financimin për fushën shkencore por kanë akses vetëm klientela gjysmë polic e gjysmë rektor”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit