Home POLITIKE SHBA, BE dhe ...

SHBA, BE dhe OSBE: Moment historik për Reformën në Drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë zgjatja e Vetting-ut

48
0

118 votat pro zgjatjes së afatave të Vetting-ut që u votua në Kuvend nga PS-PD, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe prezencën e OSBE-ODIHR në Shqipëri, është një hap drejt një sistemi drejtësie të fortë dhe drejt Integrimit Europian.

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vettingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit evropian. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugë të rëndësishme”.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri

“Sot Parlamenti shqiptar tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara në pranimin në BE! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi. Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit. I mirëpres gjithashtu vendimet e rëndësishme të marra nga Parlamenti shqiptar për propozimet PD-së për të çuar përpara në komisionet ad hoc të Kuvendit punën për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-OSCE, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e deritanishme”.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

“Kjo votë njeh faktin që Kushtetuta u përket të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe ne përgëzojmë konvergjencën mes opozitës dhe maxhorancës. Përfundimi i reformës në drejtësi është i një rëndësie kyçe. Është po aq e rëndësishme që të gjitha forcat politike të vijojnë në rrugën e reformës me këtë frymë respekti të ndërsjellë për të mirën e interesit kombëtar. Prezenca e OSBE-së do të vijojë t’u ofrojë mbështetje të plotë institucioneve shqiptare, në bazë të mandatit të saj dhe të bashkëpunimit tonë afatgjatë. Po ashtu, përshëndesim ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë institucionet e Shqipërisë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit