Home Aktualitet SHBA dhe Aust...

SHBA dhe Australia evakuojnë me urgjencë stafet diplomatike, largojnë punonjësit në mesnatë

87
0

Menjëherë pas vendimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të urdhëruar trupat ruse të hyjnë në Ukrainën Lindore, kanë nisur lëvizjet nga Perëndimi. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njofton se është lëvizur menjëherë stafi diplomatik amerikan, që ishte vendosur në Lviv të Ukrainës.

Stafi i ambasadës amerikane është evakuuar në orët e vona të natës dhe ka kaluar natën në Poloni. Më herët, trupa diplomatike e SHBA ishte e zhvendosur nga Kievi në qytetin perëndimor të Lviv, por për arsye sigurie, ka kaluar mbrëmë në Poloni.

Po ashtu, edhe Australia ka evakuuar stafin e ambasadës së saj në Ukrainë, duke i zhvendosur në Rumani dhe Poloni.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne, i ka kërkuar stafit të ambasadës të largohet nga Ukraina, duke njoftuar se ambasada dhe operacionet e saj në qytetin ukrainas të Lviv janë mbyllur përkohësisht.

Stafi i ambasadës së Australisë është dërguar e Rumani dhe Poloni për të ndihmuar australianët që përpiqen të largohen nga Ukraina.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit