Home Bota “SHBA dhe BE ...

“SHBA dhe BE kundër veprimeve të Kurtit”, Vuçiç për dinarin: Jemi të gatshëm për bisedime

21
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se SHBA dhe BE janë kundër veprimeve të njëanshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dinarin.

Në fjalën e tij për mediat pas samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, Vuçiç tha se vendi i tij është gjithmonë i gatshëm të bisedojë, referuar çështjes së dinarit dhe Rregullores së Bankës Qendrore.

“Keni dëgjuar gjithë ndërmjetësuesit tanë, të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë përfshirë njerëz nga SHBA-ja dhe jo vetëm nga Bashkimi Evropian, që janë kundër veprimeve të njëanshme të bërë nga regjimi i Kurtit në Prishtinë. Asnjë nuk e kupton pse po e bëjnë këtë. Të thonë se u bë nga Banka Qendrore është një lloj mendjemadhësie hipokritike që nuk i beson askush. Shpresoj të veprojnë në mënyrë më të arsyeshme në të ardhmen. Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm të flasim për gjithçka, për çdo çështje. Kemi dërguar delegacionin me kryenegociator në Bruksel për të biseduar, por pala tjetër nuk erdhi. Shpresoj të gjejmë mënyra për ta zgjidhur. Përndryshe do të bëjë probleme të mëdha, për serbët që jetojnë në Kosovë”, tha Vuçiç

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit