Home Aktualitet SHBA ka regji...

SHBA ka regjistruar 311 sulme me armë në më pak se 200 ditë të këtij viti

13
0

Në 186 ditët e para të vitit 2022 në SHBA ka pasur plot 311 raste të të shtënave masive me armë.

Më e fundit ishte në Illinois, në 4 korrik, kur një 22-vjeçar vrau 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Të dhënat janë bërë me dije nga Arkivi i Dhunës me Armë, një organizatë jofitimprurëse që gjurmon incidentet e dhunës me armë në të gjithë vendin.

Deri në 5 korrik, sipas arkivit, ka pasur të paktën 311 të shtëna masive që nga fillimi i vitit. 5 korriku është dita e 186-të e vitit 2022.

Arkivi i Dhunës me Armë i përkufizon të shtënat masive si ngjarjen në të cilën të paktën katër persona janë qëlluar, duke përjashtuar sulmuesin.

Viti i kaluar ishte viti më i keq i regjistruar që kur Arkivi i Dhunës me Armë filloi të gjurmonte të shtënat masive në 2014. Sipas organizatës fitimprurëse, ka pasur gjithsej 692 të shtëna masive në SHBA në vitin 2021.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit