Home KRYESORE SHBA: Nis het...

SHBA: Nis hetimi i objekteve fluturuese, “jo UFO apo alienë”!

672
0

Nga DW-

SHBA e justifikoi rrëzimin e objekteve fluturuese të paidentifikuara, se ato përbënin rrezik për udhëtimin ajror civil. Administrata e Bidenit tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë shenjë” se ballonat u takojnë alienëve.

Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, e justifikoi në një konferencë shtypi rrëzimin e tri objekteve fluturuese të paidentifikuara ditët e fundit, duke thënë se ato përbënin rrezik për udhëtimin ajror civil.

Gjatë fundjavës, ushtria amerikane rrëzoi tri objekte të tjera të paidentifikuara fluturuese që u zbuluan mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut.

Kirby dha më shumë detaje mbi operacionet e fundit, duke thënë se qeveria e SHBA.së “nuk mund ta përjashtojë” mundësinë që objektet e paidentifikuara po kryenin vëzhgime.

“Ne nuk e dimë me siguri nëse ato përmbanin edhe një aspekt survejimi, por nuk mund ta përjashtojmë këtë”, tha ai. Ai tha se vendimet e SHBA-së për të rrëzuar objekte të paidentifikuara “bazohen thjesht dhe vetëm në atë që është në interesin më të mirë të popullit amerikan”. 

Jo UFO apo alienë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se nuk ka “asnjë shenjë” se pas objekteve të paidentifikuara së fundi mbi SHBA fshihen aktivitete alienësh.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se problemi i objekteve të paidentifikuara përbën një “situatë shumë serioze”. Ai tha se grupet e shpëtimit janë duke analizuar objektet ajrore të rrëzuara mbi Amerikën e Veriut dhe në territorin veriperëndimor të Kanadasë, në Yukon.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit