Home Aktualitet Shehaj: OSHEE...

Shehaj: OSHEE, 600 mln euro investime në 5 vite

70
0

Ish-kandidatja e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, Briseida Shehaj thotë se mosfunksionimi i institucioneve të drejtësisë i ka hapur rrugë qeverisë për abuzime.

”Nëse do ta relativizojmë hajdutërinë e Edi Ramës, me s’ka faj Rama se opozita është inekzistente nuk më duket normale. Nëse ky zotëria do kishte operuar brenda kuadrit kushtetues, Kushtetuesja nuk do rrëzonte ligjet duke filluar me Teatrin Kombëtar. Reforma në Drejtësi përfundoi në flluskë sapuni dhe sot qeveria bën çfarë ti dojë qejfi. O burra dhe vidh në çdo fushë. Të flasim për energjinë që jemi në krizë, 600 mln euro vetëm investime OSHEE në 5 vite. 50 milion dollarë ka vetëm fondin e pagave në vit. E ka dyfishuar në 2018. Çfarë mbledhin ata njerëz atje që bëhet fushata me polici, arrestohen 10-15. Nuk flet njeri”.

LSI i është drejtuar SPAK dhe KLSH, ku u kërkon verifikimin dhe nisjen e hetimeve mbi shpërdorimin me pasoja të rënda të Kaskadës së Drinit në prodhimin shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike me pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit