Home Aktualitet Shehi: Kur hu...

Shehi: Kur humb zgjedhjet ikën. Në këto 8 vite kemi bërë zig-zag pa logjikë

84
0

Aleat i PD në zgjedhjet e 25 prillit, por duket se kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, nuk ka qenë dakord me aksionin opozitar të ndjekur nga Basha.

Shehi iu bashkua kritikëve të Bashës, teksa u shpreh se pasi humbi zgjedhjet, duhej të kishte dhënë dorëheqjen si kreu i PD-së. Mbledhjen e Kongresit të PD, Shehi e quajti formal, duke shtuar se u zgjodhën po ashtu organe formale.

“Kjo është një situatë e mbarsur në PD. Sidoqoftë mbaheshin nën suazën formale të disa rregullave. Kohët e fundit janë prishur edhe rregullat formale. Rregulli formal duhet të ishte, që kur humb zgjedhjet ikën. Basha edhe nga ana formale nuk i ka ndjekur ato statute.

Bëri një kongres formal, zgjodhi organe formale. Unë mendoja që Basha duhet të shtynte kongresin, të hapte lojën për të gjithë palët. Çfarë bënë këta, atë që kanë bërë edhe më parë, zgjidhën disa organe formale. Një kongres që ka 6 mijë vetë nuk është kongres, është tallje. Një kongres që ka 500 vetë është tallje.

Kjo është ana formale e situatës, sepse situata është ndryshe. Kishte nevojë për tu hapur, të diskutonte ku kemi gabuar për 8 vjet. Kush është shtegu që mund të dalim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit