Home Aktualitet Shembja në &#...

Shembja në “Prestige Resort”, reagon sërish Ministria: Leja e ndërtimit ishte me kushte, s’ka paguar taksat

1611
0

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me aksionin e IKMT-së në resortin “Prestige Resort”, pronë e biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

Ministria ka publikuar në Facebook dokumentet e lejes së ndërtimit dhe shkruan se leja është me kusht, ku thuhet ajo do të jepet vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse por asnjëra prej tyre nuk është plotësuar.

Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik. Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave“, thuhet në reagim.

Ndërkohë grupi ‘Hysenbelliu Group’ ka reaguar duke thënë se gjithçka është konform ligjit dhe se kryeministri Rama po e bën këtë si hakmarrje politike ndaj qëndrimeve të medias se Irfan Hysenbelliut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit