Home Bota Shënohet vikt...

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 për 2021 në këtë shtet të madh

6
0

Ndryshe nga e gjithë bota, Australia raportoi viktimën e parë nga koronavirusi për këtë vit, po ashtu dhe numrin më të lartë të rasteve të reja për 2021, me 77 të tillë në Uellsin e Ri Jugor.

Autoritetet paralajmërojnë se shifrat pritet të rriten ndjeshëm në qytetin më të madh të Australisë, Sidnej, që aktualisht ndodhet në një izolim të ashpër. Duke marrë shkas nga kjo përhapje, masat kufizuese pritet të mbesin në fuqi për më shumë kohë nga sa ishte parashikuar.

Australia raporton 52 persona të shtruar në spitale, 15 pacientë janë në terapi intensive, ku 5 prej tyre kanë nevojë për ventilator. Viktima e parë e këtij shteti, që prej dhjetorit të kaluar, ishte një e moshuar 90-vjeçare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit