Home Aktualitet Shërbimet e K...

Shërbimet e Kadastrës në e-Albania, Rama: Noterët e “hienat” janë bërë shumë nervozë

45
0

Gjatë konferencës ku foli për naftën në Shpirag, kryeministri Edi Rama foli edhe për kalimin online në e-Albania të shërbimeve të Kadastrës. I pyetur për Kadastrën, Rama thotë se numri i shërbimeve të dhëna online është shumë më i lartë krahasuar me më parë.

Kreu i qeverisë tha se noterët e shumë të tjerë që qëndronin rreth e rrotull kadastrës si ‘hiena’ janë të nervozuar pasi tashmë nuk ka më korrupsion.

Pyetje: Kadastra e kthyer në online është një makth për qytetarët, për noterë, për real estate, nuk marrin dot shërbime dhe iu janë shtuar edhe kostot, ka qenë një nga nismat tuaja që ju e keni promovuar, por duket se dixhitalizimi në Kadastër nuk po funksion?

Rama: Çudi sepse faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra që kur ka kaluar në këtë sistem krahasuar më parë është shumë më i lartë, i shërbimeve të dhëna. Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem kërkon pak punë në fillim kur fillon ta përdoresh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit