Home Bota Shërbimet sek...

Shërbimet sekrete gjermane: Kina përbën kërcënim në planin afatgjatë

290
0

Sipas autoriteteve të sigurisë, shoqëria dhe politika në Gjermani i kanë injoruar për një kohë të gjatë paralajmërimet për rreziqet që burojnë nga Rusia dhe Kina.

Kina përbën kërcënim në planin afatgjatë

Si presidenti i BND-së, edhe Haldenwang e bëri të qartë se në planin afatgjatë kërcënimi shumë më i madh për sigurinë gjermane dhe interesat gjermane do të vinte nga Kina: “Rusia është stuhia, Kina është ndryshimi klimatik”, tha ai.

Në planin afatgjatë, një kërcënim i rëndësishëm dhe shqetësues mund të vijë nga Kina që synon të bëhet një fuqi globale, thanë ekspertët. Biznesi, shoqëria dhe politika në Gjermani kanë qenë shumë naivë në këtë drejtim dhe janë bërë “dhimbshëm të varura” nga një fuqi  që “papritmas nuk shfaqet aq dashamire”, tha Kahl. Së bashku me BfV, BND është përpjekur për pesë vjet të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që paraqet Kina në biznes dhe shkencë. Një sukses i parë u arrit në vitin 2019, me një deklaratë skeptike të Federatës së Industrisë Gjermane (BDI) mbi lidhjet ekonomike me superfuqinë e Lindjes së Largët. Por ka “shumë ende shumë mirëbesim dhe naivitet të pajustifikuar në fushën e shkencës”.

Punimet e Kongresit të Partisë Komuniste të Kinës, flasin për linjën e vazhdimësisë dhe jo të ndryshimit.

Kongresi një-javor pritet të rizgjedhë Presidentin Xi Jinping si udhëheqës, të ripohojë vazhdimin e politikave të tij për pesë vitetet e ardhshme dhe ndoshta të ngrejë edhe më lart statusin e tij si një prej udhëheqësve më të fuqishën të historisë moderne të Kinës.

ÇFARË PRITET TË NDODHË MË TEJ?

Nuk bëhet fjalë për një pikë kthese për partinë. Ndryshimi ndodhi 10 vjet më parë kur partia emëroi zotin Xi si udhëheqës, megjithëse në atë kohë kjo nuk ishte e qartë.

Që atëherë, zoti Xi e ka riorientuar Kinën si brenda edhe jashtë vendit. Ushtria ka paraqitur pretendime për territore të diskutueshme, ndërsa diplomatët janë bërë më të drejtpërdrejtë, duke thënë se Kina nuk do t’i lejojë vetes të frikësohet nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët.

Presidenti Xi ka rikthyer kontrollin më të fortë të shtetit mbi ekonominë dhe shoqërinë, duke zgjeruar censurën dhe arrestimet ndaj zërave kundër. Një goditje e paprecedentë ndaj korrupsionit ka pushuar nga detyra qindra zyrtarë të lartë, përfshirë disa rivalë të mundshëm politikë.

Këto prirje do të vazhdojnë, sipas mesazhit që përcolli zoti Xi në një raport partie 1 orë e 45 minuta të gjatë që ai mbajti në seancën e hapjes së Kongresit të dielën.

Willy Lam, një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown, vë në dukje se raporti bënte fjalë për një “modernizim të stilit kinez”, që duhet të përputhet me vlerat socialiste.

“Kina do të qëndrojë në rrugën e saj,” tha zoti Lam me bazë në Hong Kong. “Nuk do të huazojë asnjë veprim apo stil qeverisjeje nga vendet e huaja.”

 

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit