Home Aktualitet Sherr masiv n...

Sherr masiv në parkingun pranë Liqenit Artificial, forca të shumta policie ndërhyjnë dhe i arrestojnë (VIDEO)

1154
0

Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt ditën e sotme në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë ku janë përfshirë edhe disa policë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, duken disa persona që konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte, ndërkohë që forca të shumta policie kanë ndërhyre menjëherë pranë një parking.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se:

Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishtur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.

Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit