Home Kronike Shirat shkakt...

Shirat shkaktojnë aksidente në mbarë vendin, 6 përplasje të ndryshme në pak orë

148
0

Shira të dendur dhe erëra të forta. Si pasojë e rrugëve me lagështi, në disa vende të Shqipërisë, janë regjistruar në më pak se 2 orë 6 aksidente.

Dy aksidente u regjistruan në autostradë Fier-Vlorë ku dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin duke sjellë dëme të shumta materiale. Ende nuk dihet sesi është gjendja e të aksidentuarve.

Aksident u regjistrua edhe në Himarë, ku një mjet ushtarak ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore, çka ka bërë që 3 ushtarët në makinë të shoqëruar drejt spitalit jashtë rrezku për jetën.

Aksidenti tjetër ndodhi edhe në Tiranë pranë fakultetit Ekonomik ku mjeti tip Audi Q7 është përplasur me shtyllën elektrike, ende nuk dihen gjendja e shoferit. Po ashtu aksidente janë regjstruar në aksin ‘Ura e Kardhiqit’ në Gjirokastër si dhe në Berat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit