Home Aktualitet Shisnin drogë...

Shisnin drogë në një festival në Dhërmi, në pranga një gjerman dhe 3 shqiptarë

50
0

Në një festival në Dhërmi, përveç muzikës, është ofruar edhe drogë, kjo me pagesë. Tre shqiptarë të Kosovës dhe një gjerman, të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi u filmuan duke shpërndarë drogë në një festival në Dhërmi, Himarë.

Në kuadër të operacionit antidrogë i koduar ‘ION’ u arrestuan Altin Boshnjaku, 33-vjeç, Art Bejtullahu, 31-vjeç, Arten Preveza, 39-vjeç dhe David Neumann, 43 vjeç, banues në Gjermani.

Policia thotë se të katërt u arrestuan në flagrancë teksa në formën e grupit, teksa siguronin droga të ndryshme, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin te turistët dhe pushuesit, të cilët po ndiqnin një festival të organizuar në Dhërmi.

Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, 151 qese farmaceutike dhe peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza, 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një automjet, 4 celularë dhe një kartëmonedhë 20 euro false.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit