Home Aktualitet Shisnin ilaçe...

Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, Policia: 6 të arrestuar

432
0

Një aksion i madh u zhvillua nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit. Aksioni ka të bëjë me veprat penale në fushën e farmaceutikës dhe bëhet fjalë për 6-të të arrestuar. Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani. Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

B. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
F. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
M. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
J. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
F. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
B. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit