Home Sporti Shkak vapa, k...

Shkak vapa, klubet kundërshtojnë datën e nisjes së Serie A

80
0

Data e fillimit për kampionatin italian ka sjellë shumë polemika. Momentalisht është caktuar 13 gushti, por duke parë situatën që po kalon vendi me temperaturat e larta, klubet kanë dalë kundër.

Sipas tyre lojtarët nuk mund të japin më të mirën e tyre pa marrë parasysh dhe rreziqet e shëndetit. Por diçka të tillë e ka mohuar kategorikisht, Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, i cili është i bindur se kampionati do të fillojë normalisht.

Paçka presionit për bojkot nga Liga e Futbollit, sipas tij koha nuk premton për ta shtyrë datën në një moment të dytë. Aktualisht temperaturat në Itali arrijnë deri në 40 gradë celsius.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit