Home Aktualitet Shkatërrohet ...

Shkatërrohet banda shqiptare në Mykonos, grabitën mijëra euro, 7 të arrestuar

14
0

Një bandë grabitësish shqiptarë është neutralizuar në ishullin luksoz të Mykonos në Greqi. 7 persona kanë rënë në pranga të drejtuar nga një 35-vjeçar.

Në total banda kishte kryer 39 vjedhje dhe kishin marrë nga vilat para, sende me vlerë, orë dore, syze dielli, parfume, laptopë, pajisje elektronike, çanta, portofola dhe telefona celularë me vlerë më shumë se 320 mijë euro.

Në fakt, kjo bandë sipas informacioneve nga mediat greke kisthe vepruar dy periudha, e para nga 28 nëntori deri më 7 dhjetor 2020 dhe e dyta nga 28 maji i këtij viti deri të martën që shkoi.
Sendet e vjedhura autorët i mblidhnin në banesën ku jetonin në Mykonos dhe më pas i dërgonin në vendet ku banonin realisht.

6 burra dhe një grua janë arrestuar deri tani të moshës nga 25 vjeç deri në 35 vjeç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit