Home Aktualitet Shkëlqim Hajd...

Shkëlqim Hajdari: Avokatët e Berishës po bëjnë lojë për të shkuar në Strasburg. Vula i takon…

2693
0

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari thotë se avokatët e Sali Berishës po bëjnë një lojë dhe kërkojnë ta çojnë çështjen e kompleksit “Partizani” në Strasburg. I ftuar në ”Top Talk”, Hajdari tha se tentativat e mbrojtjes së Berishës janë që t’i krijojë sa më shumë vështirësi Gjykatës dhe Prokurorisë, që të bëjë sa më shumë gabime proceduriale, me qëllim që ato të shfrytëzohen në të ardhmen në Strasburg.

Xhokaxhi: Gjyqi për çështjen e arrestit shtëpiak të Berishës. Çfarë po ndodh me një gjyq që verdikti dihet, por rezultati zvarritet?

Hajdari: Ka tentativa nga mbrojtja e Berishës që ti krijojë vështirësi Gjykatës dhe Prokurorisë, që të bëjnë sa më shumë gabime proceduriale që të shfrytëzohen në të ardhmen në një taktikë që mund të kenë gjatë ecurisë së këtij gjyqi, që mesa shihet do të shkojë deri në Strasburg.

Xhokaxhi: Kjo është strategjia?

Hajdari: Absolutisht po, këtë duan të arrijnë. E kanë deklaruar vetë. Besojnë tek Strasburgu dhe kush beson tek Strasburgu duke anashkaluar gjykatat shqiptare, e ka të humbur Strasburgun pa shkuar atje.

Xhokaxhi: Po të dëgjoje Gjokutajn sot kur u pyet se pse keni kërkuar prapë shkarkimin e Irena Gjokës, kur e keni kërkuar edhe dy herë të tjera më parë dhe iu është refuzuar, “është për hallkat e gjyqësorit u përgjigj ai, sepse ndryshe nuk është e vlefshme”. Kjo dhe tjetra, kërkesën që bëjnë avokatët mbrojtës të Berishës për prezencë të medies, për masë sigurie a mund të mbahen dyert e seancës të hapura?

Hajdari: Është në dëm të gjykatës sepse deri tani çdo aktivitet i zotit Berisha po trajtohet politikisht.

I ndalur te gjyqi për vulën, ku PD-ja e Bashës e përshëndeti si një hap drejtë të drejtësisë së pavarur vendimin e Gjykatës së Lartë, dhe Berisha tha kanë lënë në fuqi vendimin Zhukri të Shkallës së Parë derisa të bëhet një rishqyrtim i çështjes; pyetjes se cili ka të drejtë, Hajdari i është përgjigjur se të dy fraksionet e kanë interpretuar mirë, janë lojtarë të fortë. Ama juridikisht, trupa gjykuese e gjykatës së Lartë ka thënë që s’ka patate të nxehtë kështu që le ta gjykojë sërish Apeli me një trupë tjetër gjykuese.

Hajdari: Ka të drejtë dhe Berisha dhe Basha që flasin me zërin e zëdhënësve të vetë. Të dy e kanë interpretuar mirë, janë lojtarë të fortë. Gjithsecili ka mundur ta luajë mirë rolin në parcelën e vetë, edhe unë tani po e interpretoj juridikisht. Ka qenë një vendim i shkëlqyer që kanë marrë anëtarët e Gjykatës së Lartë. Ata nuk kanë lënë në fuqi vendimin e Apelit që e kthente për rigjykim në Shkallën e Parë dhe as nuk kanë prish vendimin e Apelit për të lënë në fuqi Zhukrin.

Xhokaxhi: Pse të krijon përshtypjen sikur vendimi i gjykatës në këtë rast përbën një heqje barre nga vetja?

Hajdari: E hoqi Apeli, jo Gjykata e Lartë. Ata e prishën vendimin e Zhukrit dhe u thanë gjykoheni ju. Pse ta çonte te Zhukri për ta gjykuar? A kishte pengesë për të bërë hetim të thelluar? Jo, asnjëlloj pengese nuk kishte trupa e Apelit që ishte. E hodhi pataten atje. Gjykata e Lartë tha që nuk ka patate, kështu që gjykoheni ju por me trupë tjetër gjykuese.

Xhokaxhi: Duhet të ketë disa afate kohore për zgjatjen e këtyre gjyqeve? Sepse ky gjyqi për çështjen e vulës së Partisë Demokratike na tregojë qartë se edhe çështjet me interes të madh publik mund të stërgjaten në kohë, imagjino për gjyqin e një qytetari të thjesht pastaj se çfarë bëhet.

Hajdari: Ka afate kohore. Nuk janë shkelur fare afatet kohore, megjithë këto historirat që lidhen me gjyqin e vulës së PD-së dhe megjithë gjyqin për hetimin e zotit Berisha dhe të tjerëve, s’ka shkelje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit