Home Aktualitet Shkëlzen Beri...

Shkëlzen Berisha reagon kundër avokatit që GJKKO caktoi për babain e tij

61
0

Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me seancën gjyqësore të zhvilluar sot ndaj babait të tij, ku ka sulmuar avokatin që ka caktuar nga gjykata, pra Artan Simoni. Sipas tij, ky është një avokat i njëanshëm, madje tha se “më mirë do ishte që të caktonin si avokat mbrojtës Taulant Ballën”.

“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Sipas Shkëlzen Berishës, ky postim i referohet babait të tij nga ana e avokatit që gjykata ka caktuar të mbrojë ish-kryeministrin. “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha”, shkruante 2 ditë më parë avokati Artan Simoni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit