Home Bota Shkenca ka ta...

Shkenca ka tashmë gati testet dhe trajtimet për “Covid-in e zgjatur”

47
0

Nga Slavea Chankova, The Economist

Deri në fund të vitit 2022, për shkak të zhvillimit të vaksinave, trajtimeve të tjera dhe imunitetit natyral, Covid-19 do të jetë një infeksion i zakonshëm sezonal. Por miliona njerëz që u infektuan gjatë pandemisë do të vazhdojnë ende të vuajnë nga simptomat e Covid.

200 simptomat pas infektimit me Covid njihen si “ Covid i zgjatur”. Për shumë prej këtyre personave, do të kenë një shpresë në gjysmën e dytë të 2022-shit, pasi disa nga projektet kërkimore rreth këtyre simptomave në 2021, po fillojnë të japin rezultat. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë amerikane ka shpenzuar më shumë se 1 miliard dollarë për hetimin e shkaqeve dhe trajtimeve. Britania po kryen më shumë se 15 studime te mijëra pacientë me Covid.

Priten zbulime në tre fusha kryesore. E para është hartimi i rrugëve biologjike për simptomat më të lehta të Covid-it, të tilla si gulçimi dhe shpërqendrimi. Disa studime po shqyrtojnë për shembull, ndryshimet në vëllimin dhe strukturën e trurit, raporton abcnews.al

Nëse një simptomë e Covid të zgjatur shkaktohet nga një lloj dëmtimi specifik i enëve të gjakut, sistemit nervor ose indeve të tjera, do të ndihmojë në kërkimin për trajtime. Për shumë të sëmurë, të dish shkakun se çfarë i shkakton simptomat e tyre do të sigurojë njëfarë lehtësimi—duke vërtetuar se nuk është gjithçka e trilluar në mendjen e tyre.

Fusha e dytë kryesore e kërkimit është e fokusuar në testet dhe skanimet diagnostike që matin efektet e Covid-it të zgjatur në disa nga organet kryesore të trupit. Këto mund të përfshijnë teste gjaku për shënues specifikë të dëmtimit, skanime MRI dhe disa metoda më të reja.

Në bazë të një studimi britanik, disa pacientë po marrin ksenon, një gaz jo toksik që mund të dallohet qartë në skanime ndërsa qarkullon nëpër trup, dhe për këtë arsye mund të tregojë nëse gulçimi shkaktohet nga dëmtimi i mushkërive ose enëve të gjakut.

Një studim tjetër po shqyrton praninë në gjak të citokineve, molekulave që janë shënues potencialë për një përgjigje imune hiperaktive. Disa nga këto teste dhe skanime më pas do të përdoren për të gjurmuar se si simptomat e Covid-it reagojnë gjatë ndaj trajtimeve të ndryshme.

Ekziston mundësia që të zhvillohen trajtime efektive për simptomat e Covid të zgjatur. Provat klinike janë fusha e tretë më e madhe e kërkimit. Janë duke u zhvilluar prova të mëdha të disa ilaçe ekzistuese dhe metoda rehabilituese që përdoren për të trajtuar probleme të ngjashme të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës ose sëmundjet kronike të mushkërive.

Ilaçet që po merren nën shqyrtim përfshijnë disa të lira dhe të disponueshme gjerësisht si aspirina dhe antihistamine. Të dhënat nga këto studime, do të kontribuojnë gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të tjera me simptoma të ngjashme, si sëmundja Lyme, sindroma e lodhjes kronike dhe komplikimet nga gripi.

Për miliona njerëz, jetët e të cilëve janë për nga një infeksion viral që nuk do të zhduket, viti 2022 do të jetë një vit shprese.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit