Home Magazine Shkencëtarët ...

Shkencëtarët parashikojnë jetëgjatësinë maksimale të njeriut

118
0

Një studim ka zbuluar se njerëzit mund të jetojnë deri në 130 vjet nëse kujdesi shëndetësor dhe standardet e jetesës përmirësohen.

Studimi, i botuar në revistën “Royal Society Open Science” ka gjetur se nga mosha 108 vjeç e tutje, probabiliteti për të mbijetuar çdo vit është 50-50.

Sidoqoftë, me përmirësimin e kushteve të jetesës dikush mund të arrijë moshën 130 vjeç para vitit 2100, thuhet në studim. Gjetjet e studimit thanë se nuk ka kufi për jetëgjatësinë e njeriut. Përfundimet përputhen me analiza të ngjashme statistikore të bëra në grupet e të dhënave të të moshuarve.

Aktualisht, personi më i vjetër i regjistruar është francezja Jeanne Calment, e cila vdiq në 1997 në moshën 122 vjeçare. Mosha e saj ishte subjekt polemikash për shkak të pretendimeve për mashtrim, por disa ekspertët rishikuan dëshmitë duke konfirmuar moshën e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit