Home Magazine Shkofsh në fe...

Shkofsh në ferr o djall i quajtur Mlladiç!

14
0

Selam Shkodra, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, ka reaguar për dënimin me burgim për jetë të ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në një reagim në facebook, ai e konsideron gjenocidin ndaj popullit boshnjak turpin më të madh të shekullit për fuqitë e mëdha ndërsa “djallit” siç e cilësoi ai Mladiç, i uron të shkojë në ferr.

“Edhe sot skam asgje për të shtuar, bashkesia ndërkombetar e ka lejuar krijimin e etnitetit të Republikës Serbska mbi bazen e gjenodcidit ndaj popullates boshnjake që kishin të vetmin “faj” pse ka qenë me besim dhe etni tjetër ! Turp më i madh i shekullit për fuqitë e mëdha!Shkofsh në ferr o djall i quajtur Mlladiç!”

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të martën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

I cilësuar si “kasapi i Bosnjës”, ai u dënua në nëntor të vitit 2017 nën akuzat që përfshinin vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Ratko Mladiç ishte përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civilë. Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër serbëve dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s, që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.

Ai është fajtor edhe për përndjekjen e myslimanëve dhe kroatëve gjithandej Bosnjës, dhe mbajtjen peng të pjesëtarëve të forcave të Kombeve të Bashkuara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit