Home Kronike Shkoi për të ...

Shkoi për të peshkuar në Seman, i moshuari i zhdukur prej dy ditësh

66
0

Prej dy ditësh një i moshuar rezulton i zhdukur. Bëhet fjalë për shtetasin N.Xhoxhi.

Mësohet se Xhoxhi, 78 vjec kishte shkuar për peshkim në plazhin e Semanit dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi i policisë

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit