Home Aktualitet Shkoi për të ...

Shkoi për të punuar në një lavazh në Britani, por sot 21-vjeçari shqiptar është në burg

870
0

Një nga të rinjtë e shumtë që kërkon një jetë më të mirë sesa të ofron Shqipëria, është edhe Klajdi Karaj. Ai shkoi në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe me premtimin për një jetë më të mirë, para se të futej dhe të punonte në një fermë kanabisi.

Bandat që e kishin tërhequr për të nisur një jetë të re, fillimisht i siguruan një punë në një lavazh makinash, por më pas ata i kërkuan sa më shpejt që ai të paguante kostot e transportit. Kjo e detyroi të riun shqiptar që të kujdesej për një fermë kanabisi.

Ai ka rënë në pranga pas një urdhër kontrolli që ka ekzekutuar policia në Stratford Road, Heaton, Newcastle, më 24 maj të këtij viti. Nga kontrolli u zbulua që katër dhoma të shtëpisë ishin kthyer në një fermë kanabisi. Gjykata dëgjoi tha se vlera e ‘shtëpisë së barit’ shkonte diku mes 14,000 dhe 61,000 £.

Karaj është gjetur brenda në banesë dhe është arrestuar. Ai refuzoi t’i përgjigjej shumicës së pyetjeve, por i tha policisë se kishte ardhur ilegalisht. 21-vjeçari i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në këtë vend, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 14 muaj burg.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit