Home Aktualitet Shkrumbohet n...

Shkrumbohet në orët e para të mëngjesit një automjet në Elbasan

21
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se automjeti tip ‘Citroen’ që u shkrumbua nga flakët me targë AB 085 B ishte në përdorim të shtetasit Ervin Tafa dhe në pronësi të një firme private ku ai punonte.

Zjarri ka qenë i parkuar pranë banesës së tij, ndërsa mësohet se automjeti është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës, ndërsa policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të përfshirjes nga zjarri të këtij automjeti.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.11.2021, rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit