Home Aktualitet Shoferi i deh...

Shoferi i dehur, aksidentohet autoambulanca. Përplaset me dy mjete të tjera

57
0

Një autoambulancë është aksidentuar këtë të enjte në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës pasi shoferi i saj ka qenë i dehur.

Policia bën me dije se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur dy makina të tjera.

Njoftimi nga Policia e Shkodrës:

Drejtonte autoambulancën në gjendje të dehur, vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. M., 45 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Sheshi Rusit’’, në lagjen Partizani, Shkodër, duke drejtuar një mjet autoambulancë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë kryerjes së alkooltestit, drejtuesi i autoambulancës, shtetasi P. M., rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit